2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Dukagjini e Gjilani e nisin sonte aventurën evropiane

Pas fitores së madhe të Ballkanit kundër Ludogorets me rezultat 2:0 në kuadër të fazës së parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, sot është radha për dy ekipet tjera kosovare.

Dukagjini e Gjilani do të luajnë sonte në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klinasit do të debutojnë sot në Evropë dhe përballë do ta kenë ekipin FC Europa nga Gjibraltari, sfidë që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke nisur nga ora 19:00.

E ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 korrik, në “Victoria Stadium”, në ora 17:00.

Nëse e kalojnë pengesën e parë, klinasit në rrethin e dytë do të përballen me skuadrën kroate, Rijeka.

E sot luan edhe Gjilani, i cili nga ora 19:30 do të ballafaqohet me Niederkorn nga Luksemburgu.

Gjilanasit janë përgatitur maksimalisht që të marrin rezultat të favorshëm kundër Niedercorne, në mënyrë që ta kenë më të lehtë kualifikimin në sfidën kthyese që luhet në Kosovë.

Pas një jave, skuadrat do të kenë punë me njëra-tjetrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

Nëse shkon në raundin e dytë, ekipi kosovar do të përballet me skuadrën e madhe daneze, Midytjlland.

Ndërkaq, ekipi i katërt kosovar që do të luajë në Evropë në edicionin 2023/24, Drita, do të paraqitet nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img