-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dukagjini – Drita, derbi i javës së 29-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në këtë vikend me ndeshjet e javës së 29-të.

Të shtunen do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante prej orës 15:00. Derbi i kësaj dite do të zhvillohet në kryeqytet. Prishtina e cila ka 38 pikë në tabelë e rënditet e pesta në tabelë do të takohet me Ferizajn i cili ka shtatë pikë më pak dhe është dy pozita më poshtë se skuadra bardh e kaltër.

Sfidë e nxehtë pritet të jetë edhe në “Liman Gegaj”. Malisheva që që se ka shijuar fitoren që katër ndeshje radhazi e pret në shtëpi ekipin e Gjilanit i cili ka shkuar në numrin e pesë takimeve rresht pa fitore në Superligë.

Dueli tjetër i ditës së shtunë zhvillohet në Mitrovicë. Në stadiumin “Riza Lushta” , Trepça ’89 e pret klubin e Llapit.

Ndeshja më e zjarrtë e kësaj xhiro zhvillohet në Klinë. Java e 29-të e takon Dukagjinin dhe Dritën. Ekipi nga Klina pasi ka është barazuar me pikë me Prishtinën, tani synim me çdo kusht e ka të vazhdojë me këtë ritëm për t’i siguruar garat evropiane. Në anën tjetër, “Intelektualët” mision e kanë vetëm fitoren pasi për momentin janë në vendin e parë në tabelë dhe kërkojnë që në fund ta futojnë titullin kampion.

Takimi që e mbyll xhiron e 29-të në Superligë është ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit. “Shqiponjave të Zeza” i’u duhet fitorja pasi janë në rrezik për të rënë nga elita e futbollit kosovar për herë të parë në histori, në anën tjetër kampioni në fuqi shpreson të gabojë Drita, ndërsa vet të fitojë në Drenicë për ta rrëmbyer kreun e tabelës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img