Dukagjini ka debutuar me fitore në garat ndërkombëtare.
Skuadra nga Klina, mposhti Europa FC nga Gjibraltari me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja ishte e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Conference League.
Bujar Shabani i dha epërsinë Dukagjinit në minutën e 30-të.
Në fund të pjesës së parë, Europa barazoi rezultatin me anë të Jesus Pozo në 45+6.
Dukagjini fitoren e arriti në minutat shtesë të ndeshjes, me golin e Iljasa Zulfiji në minutën 90+6.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 20 korrik në Gjibraltar.