6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dukagjin Gorani i kërkoi Vetëvendosjes ndarje paqësore me krahun e Albinit

Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj kishin bërë kërkesë zyrtare në Vetëvendosje që të ndaheshin në mënyrë paqësore. Por, krahu i Albin Kurtit e kishte refuzuar një ofertë të tillë. Dardan Molliqaj thotë se Gorani kishte kërkuar të mbahej edhe një konferencë e përbashkët për t’u ndarë. Por, Liburn Aliu kishte thënë se s’ka ndarje paqësore.

Dukagjin Gorani, dikur Këshilltar i Hashim Thaçit, kishte pasur një shkurorëzim paqësor me një parti politike. Ishte larguar nga PDK’ja dhe Këshillimi i Thaçit pa ndonjë akuzë të rëndë.

Një ndarje të tillë, Dukagjin Gorani e kishte kërkuar të ndodhte edhe në Partinë e Albin Kurtit. Kishte bërë kërkesë për një ndarje paqësore ndërmjet grupit të Dardan Molliqajt dhe atij të Albin Kurtit.

Por, kërkesa e tij ishte refuzuar. Njëri prej përkrahësve të Kurtit kishte thënë se s’ka ndarje paqësore.

Krejt këtë nismë të Goranit e ka sqaruar Dardan Molliqaj, ish-Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes. Ka treguar se kërkesa e Goranit ishte bërë pasi ishte refuzuar nisma e tij për ndarje paqësore.

“Ka pasë një mbledhje ku Gukagjin Gorani ka kërkuar ndarje paqësore dhe me marrëveshje.  Edhe ka këkru me dalë në konferencë për shtyp të dy palët. Me thanë nuk munden të arrijmë kurrëfarë marrëveshje dhe me i uri të dy palët njëri-tjetrit”, ka thënë Molliqaj, në një emision televiziv, të enjten.

“Aty është deklaru Librun Aliu se nuk ka ndarje paqësore. Ekziston kjo në procesverbalet e VV’së…”, ka thënë Molliqaj, shkruan Gazeta Express.

Dukagjin Gorani, deputet i Vetëvendosjes në grupin e Dardan Molliqajt, është akuzuar nga një Zëdhënëse e Vetëvendosjes se është pjesë e SHIK’ut. Tinka Kurti kishte thënë madje se në këtë grup të njerëzvetë SHIK’ut përpos Goranit është edhe Dardan Molliqaj.

Ndërkohë, Gorani ende s’e ka thënë asnjë fjalë për ndarjen e Vetëvendosjes. Në fakt, ai ishte përfshirë pak në komunikimin në “Viber” ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes, në kohën kur Aida Dërguti i ishte referuar Albin Kurtit si mut. Pas këtij ofendimi, Gorani kishte shkruar dy pikëpyetje, duke shprehur habinë se si po komunikohet kështu në grup.

Dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje janë të deputetëve: Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina. Ende nuk kanë qartësuar pozicionin e tyre, Shpend Ahmeti, i cili ishte akuzuar nga Albin Kurti se ka marrëveshje me ambasada për ta rrëzuar nga VV’ja.

Sidoqoftë, Albin Kurti, në një reagim në Fb, kishte kërkuar nga të dorëhequrit të rikthehen në parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.

Por, Visar Ymeri, të shtunën, tha se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. Tregoi se është takuar dy herë me Kurtin. E akuzoi se nuk është distancuar nga linçuesit derisa tha se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.

Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.

Veç kësaj, pas përplasjes së fundit, kanë dalë akuza se në Vetëvendosje ka pasur edhe seks e orgji në treshe si dhe është konsumuar drogë nëpër zyrat e partisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img