Site icon PrishtinaPress

Duka: Thellësisht i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, është shprehur i tronditur, pas vdekjes së lojtarit të Egnatias Raphael Dwamena.

Duka theksoi se Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena”, shkroi Duka.

“Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave”.

“Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij”.

“Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dëamena”.

Exit mobile version