Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka thënë se suksesi i mbrëmshëm i Kombëtares shqiptare është plotësisht i merituar në nisjen e Ligës së Kombeve.
Në një postim të Facebook, ai ka thënë se ndeshja e mbrëmshme konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës shqiptare për të shkuar shumë larg.
“Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari. Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shterruese momentet e pasigurive tona”.
“Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar!Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!”, ka thënë Duka.