1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Duka për Kampionatin Evropian me Serbinë: Pa harruar të shkuarën, ta ndërtojmë të ardhmen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë.

Duka tha se organizimi i këtij kampionati sjell vetëm benefite sportive për Shqipërinë, teksa për zërat e shumtë kundërshtues, ai tha se nuk duhet të gjykojnë emocionalisht.

“Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë”.

“Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra”, tha Duka në një intervistë për Klan News.

Tutje, Duka tha se me Serbinë duhet ndërtuar e ardhmja, por pa e harruar të shkuarën, ku tha se mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit shqiptar dhe ushtarëve serbë.

“ Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne”.

“Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.

Në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U-21 për vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë e Shqipëri, duke e quajtur këtë si akt tradhtie ndaj Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img