Site icon PrishtinaPress

“Duje” e Albina Kelmendit në mesin e këngëve më të klikuara të Eurovizionit

Kënga “Duje” e Albinës dhe familjes Kelmendi është renditur në mesin e këngëve më të klikuara të festivalit evropian të këngës Eurovizion 2023.

Kjo këngë në kanalin Youtube ka arritur që t’i marrë mbi 148 mijë klikime për dy ditë.

Këngëtarja kosovare ka arritur që ta fitojë festivalin e këngës në RTSH dhe kështu do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival.

Eurovizioni do të mbahet nga data 9 maj deri më 13 maj, në Liverpool.

Edicionin e kaluar fitues ishte grupi ukrainas Kalusha, me këngën Stefania.

Por, për shkak të luftës në Ukrainë, edicioni i sivjetëm do të mbahet në Angli.

Exit mobile version