Site icon PrishtinaPress

Duhani dëmton edhe sytë

Miliona njerëz në Britani të Madhe po e vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit.

Kështu paralajmërojnë specialistët të cilët thonë se sipas një sondazhi një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të verbojë.

Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.

Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.

Po ashtu pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit me anë të diabetit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit, retinën.

Exit mobile version