Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka bërë një akuzë të rëndë në drejtim të Baton Haxhiut, gazetar veteran dhe drejtues i Albanian Post.
Në këtë shkrim, Dugolli ka përmendu Gjykatën Speciale dhe Serbinë.
Tutje, ai ka pretenduar se ka zbuluar një transcript të dëshmisë së Haxhiut në Hagë.
“Sot, në Gjykatën Speciale u përmend nga avokati mbrojtës dëshmia e Zoran Stijoviqit për spiunët e Serbisë në Kosovë.
Transkripti më poshtë është pjesë nga dëshmia e Baton Haxhiut në Hagë. Aty Baton Haxhiu tregon që pas bisedës informative me 2 tetor 1997 kishte folur dhe takuar Stijoviqin, madje Gjyaktësi e pyet edhe për çështjen se si Haxhiu ishte shndërruar në ndërmjetësues mes palës serbe dhe shqiptare në një moment.
Të tillët ende na mbajnë ‘ders’ nëpër studio televizive e na fshihen prapa portaleve” – ka shkruar ai.