0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dugolli i LVV-së i reagon Ambasadës Amerikane: Ne votojmë sipas bindjeve tona

Ambasada e SHBA-së në Kosovë sot ka reaguar pas shkarkimit të djeshëm të Bordit të RTK-së.

Sipas Ambasadës, Kuvendi dje shkarkoi anëtarët me një justifikim të pamjaftueshëm dhe se shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente.

Në lidhje me këtë, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli i është kundërpërgjigjur ambasadës amerikane përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se kanë votuar mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve që kanë.

Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbush pritjet e qytetarëve për ndryshim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, me listën fituese të referendumit, me 14 shkurt 2021 mori obligim që pritjet e qytetarëve për ndryshim t’i përmbush. Prandaj, ne po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrim. Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi”, ka shkruar ai.

Sipas Dugollit, dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve.

“Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, tha Dugolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img