12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dugolli: Ardhja e amerikanëve, mesazh që ShBA-ja nuk e braktis Kosovën

Një delegacion i lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojë në Kosovë pas pak ditësh.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet e saj, se ky delegacion do të qëndrojë në Prishtinë më 30 dhe 31 korrik.

Arsyeja e kësaj vizite mësohet të jetë situata e muajve të fundit në veri të vendit.

E për këtë temë, në studion e Info Magazine në Klan Kosova ka folur profesori universitar Bujar Dugolli, i cili këtë vizitë e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.

“ShBA-ja është tepër e koncentruar në stabilitetin e rajonit dhe preventivën që konflikti të mos zgjerohet, siç ka pasur përpjekje të vazhdueshme të Rusisë që të nxisë konfliktin në veri të Kosovës dhe të shkaktohen trazira e konflikte”, thotë analisti politik Dugolli.

Ky delegacion, sipas Dugollit, “vjen për të dërguar një mesazh se ShBA-ja nuk e braktis Kosovën dhe se janë me Kosovën në këtë proces”.

Tutje, ai thotë se për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor është diskutuar edhe në instanca tjera legjislative në ShBA, kur janë thirrur kohë pas kohe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e zyrtarë tjerë.

Dugolli thotë se në këto diskutime ka pasur shqetësime për “kërcënimet për prishje të raporteve ndërkombëtare apo marrëveshjeve si ajo e Dejtonit, apo për pengesat që i shkakton Serbia në veri dhe tensionet që janë krijuar”.

Me futjen e shefit të inteligjencës serbe, Aleksandar Vulin, në listën e zezë amerikane, profesori Dugolli thotë se ka marrë fund edhe periudha e tolerimit apo përkëdheljes së Serbisë nga ana e ShBA-së.

“Dhe tani, ka pasur një kohë, siç e thotë edhe profesori amerikan Edward Joseph, të tolerimit apo përkëdheljes së Serbisë me kusht që ata të futen në politikën e orientimit amerikan apo të pranojnë ofertat dhe kërkesat e tyre dhe që Serbia të ecë përpara në rrugën euro-perëndimore, por si duket me futjen në listën e zezë zë SHBA-së të Vulinit, si figura kyçe e regjimit të Vuçiqit, ajo kohë ka përfunduar dhe tani SHBA-ja koncentrohet thjesht për të bërë zgjidhjen edhe në veri që të mos ketë justifikim Beogradi për të bërë veprimtaritë destruktive siç i ka bërë, dhe njëkohësisht për të gjetur zgjidhje që palët të kthehen edhe në tryezën e bisedimeve për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit”, tha Bujar Dugolli

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img