Ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e varrimit të Sekretares Albright ka peshën e nderimit zyrtar që i bën asaj shteti i Kosovës, por “dublimi” nga kryeministri Albin Kurti ishte i panevojshëm
“Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në ceremoninë e varrimit të Sekretares Albright – ndonëse nuk ka peshë politike ka peshën e nderimit zyrtar që i bën shtetit i Kosovës zonjës Albright për kontributin e pashoq të saj për Kosovën”, ka shkruar Berisha, në një postim në Facebook.
“Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në të njëjtën ceremoni është një dublim i panevojshëm presidentes”.
“Njëkohësisht tregues se njeriu që kishte premtuar punë ditë e natë, po del që ka aq kohë të lirë saqë është vazhdimisht në kërkim të aktiviteteve forumore e mortore për ta përmbushur disi orarin e kryeministrit të Kosovës”, ka theksuar Berisha.