Artisti njohur shqiptar, Alban Mehmeti, është rikthyer pas një kohe të gjatë me projekt të ri muzikor.
“Dua të t’harroj” mban titullin balada që ka sjell, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Valon Biba, kurse për orkestrimin është përkujdesur Doan Mulla.
Videoja i është besuar ‘Urban Graphics’ dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin e tij në YouTube.
Ky njëherësh është projekti rikthyes i Mehmetit, i cili prej vitesh ka qenë më pasiv ndërsa së fundmi për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.
Ai prej më shumë se një viti po ashtu nuk ka qenë aktiv me ndonjë mbrëmje apo aheng muzikor duke zbatuar masat ndaj COVID-19.