Yjet më të mëdhenj të muzikës u mblodhën në Madison Square Garden në Nju Jork fundjavën e kaluar.
Ylli i iHeartRadio Jingle Ball 2022 ishte këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, i padiskutueshëm ka qenë edhe reperi Lizzo. Edhe aktorja Katie Holmes ka befasuar me veshjen e saj.
Dua Lipa ishte kryesorja e kësaj nate. Me albumin “Future Nostalgia” ajo ka mbajtur turneun në të gjithë Evropën, Amerikën Veriore dhe Jugore, por që nuk i mungoi as Australisë.
Koncerti i saj i parafundit këtë vit ishte një performancë në Nju Jork.
Zeshkanja e talentuar dukej e mrekullueshme ku në këtë rast ka zgjedhur një fustan shumë elegant Trussardi, duke lenë pa fjalë gjithë të pranishmit.