Dua Lipa, është ndër këngëtaret që po thyen rekorde të shumta në industrinë muzikore.
Përpos kësaj, ajo po merr vëmendje të madhe edhe përmes imazheve dhe videove nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo dëshmoi se di të josh duke vënë në pah linjat trupore.
Foto: Instagram
Imazhet janë shkrepur në një ambient unik, teksa Dua merrte poza tërheqëse para kamerës.
“Nëse nuk mund të kërceni me të, nuk e dua”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Foto: Instagram
Ndërkaq, artistja e njohur është nominuar në gjashtë kategori të “Grammy Awards 2021”, tre prej tyre më të rëndësishme.