Site icon PrishtinaPress

Dua Lipa super e emocionuar, ja momenti kur merr çmimin e artistes së re më të mirë

Këngëtarja e talentuar me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa, ka marrë së fundmi çmimin e artistes së re më të mirë në Britaninë e Madhe nga revista NME.

Në ceremoninë NME Awards të mbajtur në Londër, Dua shkëlqeu me veshjen e saj plot stil, po ashtu siç u prit edhe u shpërblye.

Në videon e mëposhtme do të keni mundësinë për shikoni momentin, kur ajo ngjitet në skenë për të marrë çmimin.

Në fjalën që ka marrë para të pranishmëve, bukuroshja shqiptare ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe familjen e ngushtë për përkrahjen.

“Ky çmim është bota për mua”, tha Dua në përmbyllje të fjalës së saj të marrë në skenën e NME.

Exit mobile version