7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa rekomandon disa libra, mes tyre edhe një autore shqiptare

“Service 95” është webfaqja e themeluar nga këngëtarja me famë botërore, më rrënjë shqiptare, Dua Lipa.

Në këtë webfaqe këngëtarja ka ndarë titujt e librave të saj të preferuar të cilët po i rekomandon për lexuesit.

Lista e preferuar e Lipas përmban 12 libra.

Libri i parë është “Age of Vice” nga Deepti Kapoor, libër që flet për Indinë bashkëkohore, është një tregim plot aksion, i nxitur nga pasuria, korrupsioni dhe dhuna gjakatare e familjes Wadia, e dashur nga disa, e urryer nga të tjerët dhe që ndjell frikë te të gjithë.

Libri tjetër quhet “SHANTARAM”, nga Gregorey David Roberts që përshkruan një njeri të përndjekur pa shtëpi, familje ose identitet, Lin kërkon dashuri dhe kuptim ndërsa drejton një klinikë në një nga lagjet më të varfra të qytetit, duke shërbyer si nxënës në artet e errëta të mafias Bombay.

Kërkimi e çon atë në luftë, tortura në burgje, vrasje dhe një sërë tradhtish enigmatike dhe të përgjakshme.

Një tjetër libër në listën e Duas është edhe “Të lirë” nga Lea Ypi, libër në të cilin autorja shqiptare reflekton mbi paradokset e lirisë nëpërmjet kujtimeve të saj për rrëzimin e Shqipërisë komuniste në muajin dhjetor të vitit 1990 dhe kalimin e saj nga diktatura e Enver Hoxhës në një komb me gjasë më të lirë, kapitalist dhe më demokratik.

Libra të tjerë që Lipa ka rekomanduar janë: “Crying in H Mart” nga Michelle Zauner, “M Train” nga Patti Smith, “Trust” nga Hernan Diaz, “Say Nothing” nga Patrick Raddan Keefe, etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img