Site icon PrishtinaPress

Dua Lipa publikon letrën që i dërgoi një vajzë nga Kosova

Arritjet e tyre në shumë fusha po bëjnë që emri i Kosovës  të përmendet gjithnjë në aspekt pozitiv, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Dua Lipa e cila së fundi përmes rrjeteve sociale uroi Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë.

Po ashtu, ani pse nuk mundi të jetë e pranishme këtë ditë, Dua ka bërë të ditur që këtë vit do të udhëtojë në Kosovë.

Ajo ka postuar edhe një letër të cilën ia ka dërguar një vajzë nga Kosova, me të cilën e ka falënderuar që po vazhdon ta bëj krenare gjithë Kosovën.

“Vajzat për vajzat, #Kosova10, Gresa, faleminderit për letrën e bukur. Janë vajzat sikur ti që më inspirojnë mua. Ka vajza si ne në gjithë botën! Jo vetëm nga Kosova që ndjehen njësoj. Ne duhet ta kemi përkrahjen e njëra-tjetrës… Gjithmonë xx”, është përgjigjur Dua.

Exit mobile version