2.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare për koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë, thotë babai i saj

Pas pretendimeve se Dua Lipa kërkoi shuma të caktuara për të performuar në koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë ka folur babai i saj, Dukagjin Lipa.

Spekulime të shumta qarkulluan se Dua Lipa refuzoi të performonte për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, pasi kërkoi një shumë të madhe të hollash.

Babai i këngëtares, Dua Lipa dhe njëherësh pjesë e stafit menaxherial të saj, Dukagjin Lipa ka thënë se Dua asnjëherë nuk ka pasur ftesë zyrtare për të kënduar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Lipa për Kohën Ditore.

Ndryshe nga Presidenca e Kosovës më herët kanë deklaruar se është tentuar që të ftohen për të performuar edhe Dua Lipa edhe Bebe Rexha, por se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Burime tjera të Telegrafit konfirmojnë se Dua pritet të mbajë së shpejti një koncert në Kosovë, detajet e të cilës performancë po finalizohen.

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, është themelues i kompanisë Republika Communications dhe ka rol të madh në menaxhimin e vajzës që tash është superyll botëror.

Dua Lipa ka vazhduar me sukseset e mëdha të saj. Ajo së fundmi u ngjit në vendin e tetë të Billboard Hot 100 me “New Rules”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img