Ndërkohë, 26-vjeçarja u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram disa fotografi nga pushimet.

Ajo dukej mjaft atraktive në një sërë fotografish të publikuara së fundmi, ku shihej e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe me bregdetin shqiptar në prapavijë.

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, shkroi interpretuesja e hitit “New Rules” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve, artistja me origjinë nga Kosova mori vëmendjen edhe të vet kompanisë Facebook, e cila i ka lënë një koment përbri fotografive në rrjetin e tyre social.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë”, i ka shkruar faqja zyrtare e Facebook-ut në mbishkrimin e fotografive këngëtares shqiptare.

Sigurisht që kjo shënon ndër herët e rralla kur theksi i gjigantit global të rrjeteve sociale, vë theksin te kombi shqiptar.