Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”.
Shumë yje parakaluan në qilimin e kuq të shtruar në qytetin spanjoll, Bibao, ku u duartrokiten për dukjet e tyre, por kishe prej atyre që morën nota negative.
Dua Lipa dukej glamuroze në fustanin me lule shumë që i zbulonte edhe paksa shpatullat e krahëve, shkruan The Sun.
Bukuroshja 23-vjeçare këtij kombinimi ia ka shtuar edhe një palë këpucë të zeza, gjë që e bënte të shkëlqente.
Me këtë, Lipa ka falënderuar të gjithë fansat që kanë votuar për të marrë këtë çmim prestigjioz duke i shtuar koleksionit të madh të sukseseve gjatë këtij viti.