Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.
Këtë çelës asaj ia dhuroi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me të.
Ahmeti tha se këngëtarët që po korrin suksese kudo në botë janë ambasadorët më të mirë.
Kreu i Prishtinës tha se gjëja më e mirë është që Dua po i kthen komunitetit nga pjesa e vet duke i ndihmuar fëmijët.
Nga ana e saj, Dua Lipa tha se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.