Eventi i vitit të kaluar ishte udhëhequr nga Rita Ora e cila sërish është përzgjedhur si njëra ndër prezantueset e njërës nga ngjarjet e mëdha të MTV e që është VMA (Video Music Awards) që do të mbahet sonte.
Rita Ora është poashtu e nominuar me 2 kategori. “Lonely Together” është nominuar për kërcimin më të mirë. Në këtë kategori, Rita përballet me Duan.
Kjo e fundit është nominuar në 3 kategori. “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.
E duke qenë se ngjarja mbahet sonte, duket se Dua Lipa as këtë herë nuk do të jetë e pranishme pasi nëpërmjet postimeve të fundit ka treguar se aktualisht ndodhet në Spanjë.