Prej javësh ka nisur thashethemet dhe raportime në media të ndryshme ndërkombëtare që një nga emrat e mundshëm që do të performojë në Kupën e Botës “Katar 2022” do të ishte dhe artistja shqiptare, Dua Lipa.
Megjithatë, këtë gjë e ka mohuar vet këngëtarja përmes një postimin në llogarinë e saj të Instagramit.
27-vjeçarja u shpreh se nuk do të performojë dhe as nuk ka qenë e përfshirë në negociata për një gjë të tillë.
Tutje, Dua tha se nga larg do të bëj tifo për Kombëtaren Angleze dhe do të vizitonte Katarin vetëm kur të kenë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ata i bën kur fituan të drejtën për të qenë nikoqir të Kupës së Botës.
Më poshtë postimi i plotë i Dua Lipës:
Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performojë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar.
Unë nuk do të performojë dhe as kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar.
Unë do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bën kur fituan të drejtën për të mirëpritur Kupën e Botës./Prishtinapress/