Site icon PrishtinaPress

Dua, fytyra zyrtare e një marke makine të njohur

Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka arritur marrëveshjen e saj më të madhe deri më sot dhe pritet të bëhet fytyra e re e Porsche.

Këngëtarja e “New Rules” më parë ka qenë edhe imazhi i kompanisë së makinave luksoze Jaguar.

Burimi i afërt me artisten pohoi se:

Dua është një yll global. Porsche i ofroi asaj një marrëveshje me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte. Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe ka arritur të fitojë një shumë të madhe parash. Ishte një ofertë vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet.

Rikujtojmë, se më në fund Dua-s i është dhënë leja për të filluar rinovimin e shtëpisë së saj në Londër, pas një beteje gati 2-vjeçare.

27 vjeçarja e bleu pronën në vitin 2017, por pas kërkesës në dhjetor 2021 për të ndërtuar një pishinë, dhomë me avull, dush, dhomë zhveshjeje, zonë relaksi, kinema, zonë pritjeje në studio dhe holl, ajo pati telashe me konservatorët.

Ylli i muzikës prej disa kohësh është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.

Exit mobile version