Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabahut.
Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion në bazën e tyre ushtarake.
Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.
Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin.
Në katër ditë luftime në Nagorni Karabah raportohet të jenë vrarë një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /abcnews/