0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dronët që mund të spiunojnë objektivat 2 km larg – ushtria britanike pajiset me teknologji sa “pëllëmba e dorës”

Ushtria britanike ka vendosur të forcojë radhët e saj me 30 dronë të vegjël spiunë që përshtaten në pëllëmbën e dorës tuaj, dhe mund të fluturojnë deri në dy kilometra, si dhe të transmetojnë ose regjistrojnë video deri në 40 minuta.

Dronët janë jashtëzakonisht të qëndrueshëm krahasuar me madhësinë e tyre. Sipas prodhuesit, BAE Systems, dronët mund të përballojnë erërat deri në 80 km / orë, dhe gjithashtu mund të përballojë motin me stuhi.

“Edhe në kushtet më të këqija të motit dronët mund të sigurojnë informacione kyçe taktike rreth asaj që po ndodh në anën tjetër të kodrës ose prapa një kthese, për t’u dhënë ushtarëve një përfaqësim vizual”, tha James Gerard i BAE Systems.

Sipas Guardian, ushtria britanike ka modernizuar dhe investuar në, shpesh, robotë autonomë, si dronët luftarakë në vitet e fundit, dhe kohët e fundit një nga gjeneralët britanikë sugjeroi që robotët dikur mund të përbëjnë një pjesë të madhe të ushtrisë.

Sigurisht, jo të gjithë e pëlqejnë atë. Grupi që monitoron përdorimin e dronëve, Drone Wars, paralajmëron se të dhënat që mbledhin dronët nuk korrespondojnë domosdoshmërisht gjithmonë me situatën në terren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img