2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dronët do të përdoren edhe për transport mallrash

Një firmë norvegjeze përmes një droni të dizajnuar synon që krahas transportit ajror të mallrave kjo pajisje të përdoret edhe për operacionet e shpëtimit.

Përgjegjësi për rrjetet sociale pranë kompanisë norvegjeze të prodhimit të dronëve Griff Aviation, Nikolas Gogstad-Andersen, thotë se droni i ri me 8 helika i cili do të mund të transportojë mallra deri në 200 kilogram do të shitet edhe në Turqi, por nuk jep një kohë të caktuar për këtë.

Duke vënë në dukje se edhe çmimi së shpejti do të bëhet i ditur, Gogstad-Andersen shton: \”Droni Griff 300 do të mund të përdoret për transportin e mallrave, si dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit. Me të mund të transportosh ushqim, lëndë drusore, beton ose ndonjë produkt tjetër që ju dëshironi. Nëse klienti na tregon për sasinë dhe llojin e transportit ne do të mund ta dizajnojmë në mënyrën e duhur. Përmes një kërkese ju mund të bëni tuajin edhe një dron i cili mund të përdoret për shuarjen e zjarreve ose për vaditje.\”

Gogstad-Andersen shpjegon se mjeti në fjalë është dizajnuar më shumë për sektorin privat dhe në veçanti për atë të bujqësisë, por shton se ai do të mund të shitet edhe institucioneve zyrtare. \”Jemi gati të plotësojmë kërkesat e çdo lloj klienti. Produktet Griff nuk do ti shitet askujt që dëmton dikë tjetër\”, shton ai.

Duke vënë në dukje se në saje të kamerës në mjet përdoruesi do ta \”ndjejë veten si në një helikopter\”, Gogstad-Andersen në vijim të fjalës së tij shton: \”Gjatë vitit 2017 do të shtojmë drone të tjera më të vegjël dhe më të mëdha të familjes Griff.\”

Griff 300 prodhohet nga kompania Griff Aviation në qytetin Sykkylven të Norvegjisë. Mjeti mund të mbajë deri 226.7 kilogramë. Droni mund të qëndrojë në ajër 45 minuta i ngarkuar. Për këtë arsye deri më tani ai është produkti i vetëm i kësaj natyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img