Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij është mbikëqyrur nga ajri nga vendet fqinje.
Mediat serbe, raportojnë për një deklarim të tij në Kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, përmes të cilit ai ka vënë gishtin mbi Kosovën dhe dronët e saj, “Bayraktar”.
Presidenti serb pretendon se dronët e Kosovës janë ngritur nga Gjakova në datat 5 qershor dhe 20 qershor në lartësinë 5800 m dhe kanë vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe.
Kapiteni Dritan Goxhaj, i ftuar në emisionin “360 Gradë” me gazetarin Artur Zhejin, u shpreh se dronët e Kosovës nuk mund të ngrohen pa lejen e KFOR.
Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kossovës (FSK) nuk mund të vendosë në kokën e vete për të ngritur dronët.
“Dronët në Kosovë nuk mund të ngrihen pa lejen e KFOR. Nuk mundet FSK të ngrejë dronët në kokën të vet”, tha ai.
I pyetur nga Artur Zheji se pse NATO ka autorizuar ngritjen e dronëve, Goxhaj dha këtë përgjigje, duke shtuar se: “NATO ka autorizuar për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovë, NATO ia lejojë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Filmojnë gjithë territorin ën largësi prej 250 km, Çfarë kapin e regjistrojnë në bazë, Dronët e KFOR flatrojnë gjatë gjithë kohës në kufirin me Serbisë, Kanë flamur identifikues, kanë flamurin e Kosovë. Tregohet një sovranitet, Kosova po tregon një forcë sovrane dhe kjo e ka bërë Vuçiçin të ndihet i fyer”, tha ai.