0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Droga transportohej në linjën Prishtinë-Tiranë, dalin pamjet e aksionit ku u arrestua edhe asamblisti i VV-së

Policia e Shqipërisë ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, si të dyshuar për transport të lëndëve narkotike nga Prishtina në Tiranë.

Mujeci është arrestuar si pjesë e një grupi prej pesë personave, të cilevë shteti shqiptar u ishte venë në ndjekje nga janari i këtij viti.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Policia njofton se nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img