Prej tre ditësh shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ndodhet në reanimacion në gjendje mjaft të rënde shëndetësore.
Vetëm pak kohë më parë në muajin tetor, shkrimtari i njohur festoi 85-vjetorin. Ai është një nga shkrimtarët më në zë të vendit tonë, i njohur për stilin e veçantë të të shkruarit. Ai ka lindur në vitin 1931 në fshatin Menkulas të Devollit.
