0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Dritë mbi plagë”, orë e veçantë poetike për gjenocidin në Kosovë

Edicioni i tretë i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, i hapur të premten (më 16 dhjetor) dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe nga Drejtoria e Kulturës e komunës së Prishtinës, është mbyllur të dielën (më 18 dhjetor).

Të shtunën, në ditën e tretë të panairit, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është organizuar ora poetike “Dritë mbi plagë” dhe diskutimi për romanin e Bardhyl Mahmutit, “Eskadronët e vdekjes”.

Ora poetike “Dritë mbi plagë” u konsiderua orë e veçantë poetike dhe homazh për viktimat e luftës në Kosovë.

Për një atmosferë me shumë emocione, njëkohësisht dhimbje njerëzore,  u përkujdesën Alketa Gashi Fazliu, Avni Dalipi, Vedat Haxhiislami të cilët lexuan vargje të 51 poetëve shqiptarë që kanë shkruar poezi për gjenocidin në Kosovë bërë nga serbët.

Fjala e moderatores, Alketë Gashi Fazliu:

Të nderuar miq,

Ish-të burgosur politikë,

Shkrimtarë,

Poetë,

Drejtorë të institucioneve publike dhe private,

Mirë se keni ardhur në këtë fundjavë për këtë takim kulturor!

Sot, në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër të Rrallë dhe të Përdorur, i cili organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Drejtorisë së Kulturës të komunës së Prishtinës, këtu, në këtë hollë të bukur të Bibliotekës Kombëtare, fillimisht do ta organizojmë orën poetike Dritë mbi plagë, pastaj me cilindo që e ka lexuar dhe që ka dëshirë të japë një mendim, do të diskutojmë për romanin e autorit Bardhyl Mahmuti, Eskadronët e vdekjes.

Miq të pranishëm,

Bashkërisht me kolegët e mi, me aktorin Avni Dalipi dhe Vedat Haxhiislami, do të lexojmë 51 poezi të 51 poetëve shqiptarë, të cilët kanë shkruar për gjenocidin e përjetuar në forma dhe vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme.

Secili prej këtyre autorëve të kësaj përmbledhjeje ka thurur vargje për dhimbjen njerëzore.

Poetët e Dritës mbi plagë kanë shkruar vargje për plagët tuaja.

Të familjarëve tuaj.

Të miqve tuaj.

Të popullit tonë.

Të atyre që më s’janë në mesin tonë.

Jemi mbledhur sot këtu që, nëpërmjet leximit të poezive të autorëve shqiptarë, jo t’i mbyllim plagët që na ka shkaktuar Serbia ndër vite, po t’i kujtojmë ato plagë të rënda e të paharrueshme.

I falënderojmë thellësisht autorët e poezive, bashkë­punëtorët dhe secilin që ka ndihmuar në të gjitha fazat e botimit të antologjisë së dhembjes Dritë mbi plagë dhe, po ashtu, falënderojmë organizatoren Kimete Kasumi, ndihmësorganizatorin Berat Dakaj dhe mbështetësit e këtyre aktiviteteve, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës të komunës së Prishtinës.

Fillimisht ftoj anëtaren e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Shqipe Bytyqi, të na flasë për përmbledhjen me poezi Dritë mbi plagë.

 Miq,

Tash erdhi koha ta ndieni fjalën e bukur artistike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img