-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dritan Abazoviqi e shijon të dielën me barkën e tij në Lumin Buna

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është parë duke shijuar fundjavën me barkën e tij në lumin Buna. 

Abazoviq është parë duke vozitur vetë varkën teksa kalon nëpër pushimoret e njohura përskaj lumit. Mirëpo ai ka marrë edhe kritika për këtë veprim.

Ljubomir Filipoviq, aktivist i shoqërisë civile, e ka kritikuar për shkak të barkës që përdor ai, e cila shpenzon shumë dhe ndot ambientin, ndërkohë që Abazoviq udhëheq URA-n një parti që avokon për ruajtje të ambientit dhe është anëtare e Të Gjelbrës Globale. 

“Kryeministri i Malit të Zi nisi me një varkë të vogël. Më pak se dy vjet në pushtet, varka u bë më e madhe, kolegët dhe miqtë e partisë u pasuruan. Me që ta fjala, ai po shpejton këtu dhe po djeg shumë lëndë djegëse fosile. Kryetari i partisë së gjelbër”, ka shkruar Filipoviq, aktivist dhe kolumnist në Cafe Montenegro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img