3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dritan Abazoviq do të jetë Ministër i Mbrojtjes i Malit të Zi

I mandatuari për kryeministër të ri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq do të paraqesë nesër propozimin përfundimtar për përbërjen e qeverisë së re.

Më parë, Krivokapiq njoftoi se do të paraqesë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë së re në Kuvend deri të premten.

Seanca e Kuvendit, në të cilën Krivokapiq do të prezantojë programin dhe personelin e Qeverisë, do të mbahet më 2 dhjetor, raporton rtcg.

Ende nuk dihet se kush do të jetë Ministri i Punëve të Brendshme pasi Nikola Terziq, kur Krivokapiq e propozoi atë, tërhoqi kandidaturën e tij.

Ministri i Mbrojtjes pritet të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Grupit Parlamentar, URA, i cili do të jetë gjithashtu edhe zëvendëskryeministër.

Krivokapic fillimisht njoftoi një qeveri prej 12 ekspertësh, por duke e propozuar Abazoviqin për ministër, ai shkeli këtë parim, të cilin e pranoi, duke thënë se “emërimi i udhëheqësit të GP URA ishte joparimor, por ne nuk do të flisnim për qeverinë nëse nuk do të ishte Dritan Abazoviq”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img