Site icon PrishtinaPress

Drita nga Gjilani shkruan historinë, fiton ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Drita ka hyrë në histori të futbollit kosovar.

Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

 

Skuadra nga Gjilani në ndeshjen e parë parakualifikuese ka mposhtur skuadrën nga Androra, Santa Coloma me rezultat 2-0.

Në 90 minuta edhe pse pati shumë raste për Dritën portat mbetën të paprekura.

Në lojën shtesë ndodhi ajo që pritej.

Drita kaloi në epërsi me supergolin e Xhevdet Shabanit nga një distancë e largët.

Exit mobile version