Site icon PrishtinaPress

Drita fiton derbin kundër Prishtinës, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Drita ka fituar kundër Prishtinës në stadiumin e vet në Gjilan me rezultat 3-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 11 të Superligës së Kosovës. Në anën tjetër Ferizaj  ka barazuar 1-1 me Malishëvën

Drita – FC Prishtina 3-0

Drita ka arritur fitore të pastër kundër Prishtinës me rezultat 3-0 dhe duke u renditur në vendin e tretë ku nga nëntë ndeshje sa ka zhvilluar ka fituar 5, ka barazuar në tri të tjera dhe ka humbur një. Në anën tjetër, Prishtina ka zbritur ne vendin e pestë në tabelë. Besnik Krasniqi shënoi në minutën e 22-të nga penalltia për rezultat 1-0, ndërkaq Dobiqaj shënoi një gol të bukur dy minuta më vonë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua që të bëj diçka nga loja por pa sukses dhe si rrjedhojë Drita erdhi përsëri të goli të cilin e shënoi përsëri Dabiqaj në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Drita është në vendin e tretë me 18 pikë por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Prishtina zbret në vendin e pestë me 16 pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.

Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Ferizajit në shtëpi kurse Drita luan kundër Suharekës si mysafirë.

Ferizaj – Malisheva 1-1

Një ndeshje interesante është zhvilluar në Ferizaj këtë të enjte, ku nikoqirët pritën Malishevën në një ndeshje që ishte tepër interesante në fund të saj.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë 0-0, me të dy skuadrat që nuk arritën të rrezikonin njëra tjetrën për të shënuar gol.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante, derisa Egzon Sadriu i Ferizajit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të, e ku vendasit u detyruan që të luajnë për më shumë së gjysme ore me një lojtar më pak.

Pas shumë tentimeve Drilon Hazrollaj shënoi për Malishevën në minutën e parë shtesë të ndeshjes për rezultat 0-1.

E kur pritej që ndeshja të  përfundonte me këtë rezultat, Ferizaj fitoi një penallti e që në gol e shndërroi Kurtaj.

Malisheva mbetet në kuadër të 18 pikëve dhe është në pozitën e dytë në tabelë, pas Ballkanit, derisa Ferizaj hynë në ndeshjen e katër pa humbje dhe është në vendin e 7 me 14 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj luan kundër Prishtinës në kryeqytet kurse Malisheva pret në shtëpi skuadrën e Llapit. /GazetaExpress/

Exit mobile version