Drita ka dalë e pamposhtur nga dueli i vështirë që e kishte me Viktoria Plzenin sonte.
Skuadra kosovare barazoi pa gola, 0:0 në Republikën Çeke, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ekipi vendës e ka kontrolluar lojën dhe ka rrezikuar disa herë, duke e qëlluar madje edhe tërthorësen, por portieri Smakiqi e mbajti të pamposhtur portën e tij.
Nga ana tjetër, nënkampioni kosovar e pati rastin më të mirë me Albert Dabiqajn në minutat e fundit të lojës, ndërsa në pjesën e parë kërkoi që portieri kundërshtar të ndëshkohej më karton të kuq.
Sidoqoftë, Drita e bëri një paraqitje heroike dhe nuk pësoi gol, duke i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rrethin e tretë kualifikues me një fitore eventuale në shtëpi javën e ardhshme.