Site icon PrishtinaPress

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

Xhiro e dytë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e shtunë me dy ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Të dy skuadrat e kanë nisur këtë edicion me qëllime të qarta, që të fitojnë trofe dhe të garojnë përsëri në arenën evropiane.

Drita e nisi me fitore sezonin e ri, teksa para adhuruesve të vet mposhti Feronikelin me rezultat të ngushtë 2-1.

Në anën tjetër Llapi ka barazuar ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Merdare.

Mesfushori i Dritës, Hamdi Namani ka thënë për Telegrafin se janë përgatitur maksimalisht për këtë takim, pasi e dinë se llapjanët kanë një skuadër cilësore.

“Ne si klub jemi përgatitur maksimalisht për sfidën e radhës që e luajmë ndaj Llapit”, tha fillimisht Namani.

“Llapi ka një skuadër shumë cilësore dhe qëllimi ynë është që të paraqitemi sa më mirë dhe natyrisht t’i ndalim tri pikët në shtëpi”, deklaroi Namani për Telegrafin.

Në anën tjetër, Telegrafi ka kontaktuar edhe me futbollistin kryesor të Llapit, Arbnor Ramadanin.

Mesfushori gjilanas i Llapit ka thënë se kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Exit mobile version