Pas debatit me Xhenetën, Driloni ka kërkuar urgjentisht largimin nga Big Brother, në rast se nuk ndërmerren masa ndaj saj.
Përplasja e tyre duket se ka eskaluar në ofendime të rënda, ndërsa Xheneta e ka pështyrë Drilonin pasi u kapën verbalisht.
Produksioni akoma nuk ka publikuar pamjet e plota të asaj që ndodhi dhe s’dihet nëse do të ketë një vendim.