Site icon PrishtinaPress

Dreshaj: Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, ku theks të veçantë i dha gjendjes në shëndetësi.

Doktori dhe njëherësh deputet i AAK Shemsedin Dreshaj, tha se kjo Qeveri është bërë Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial.

Dreshaj tutje numëroi dështimet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek dështimet në reformën e sistemit shëndetësor.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin digaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetsor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik)

• Ligji I pagave si mos më keq, në Kushtetuese.

• Mungese Ligjit për shëndetësi,

• Asnjë veprim për Sigurimet Shëndetsore

• Mungesa e barnave ecenciale

• Lista e pritjeve ne rritje

• Trajtimi jashte vendit me borgje milionshe,

• Edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik,

• Mungesa e trajnimeve të vazhdushme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jasht Kosovës

• Asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetsor

• Dështim në reformen e sistemit shëndetsor

• Menaxhmenti me UD

• Sekretari I MSH-UD kryetar I Bordit te SHSKUK”, tha Dreshaj para mediave.

Exit mobile version