Dreshaj thekson se dinamika duhet të ndërrojë dhe secila palë duhet të marrë obligimet e veta për të cilat është zotuar.

“Është një terr informativ në raport me procedurën. Kjo qeverisje po shkel nëpër minat e veta që i ka vendosur më herët dhe për këtë arsye po frikësohet që të ndërmarrë hapa që ka mundësi eventuale që t’i kundërvihen. AAK në këtë aspekt është e qartë, Asociacioni është një e keqe e trashëguar e cila do të implementohet por duhet të implementohet në formën sa më pak të dëmshme, përndryshe nëse cenohen funksionaliteti i shtetit, tërësia territoriale, legjislacionin, AAK nuk është për atë pajtesë. Kosova është produkt i SHBA-ve. Në histori SHBA-të e kanë ruajtur, kultivuar dhe promovuar. Ofertat që na ofrojnë HSBA-të duhet të analizohen me kujdes sepse nuk bëjnë oferta dosido. Qeveria jonë i ka ikur mbështetjes amerikane, dhe ky është gabimi. Kurti është pak më dinak se sa të gjithë që kanë qenë deri më sot”, shtoi ai.