3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dreshaj i AAK-së pas vendimit të MASHTI-t: Keqmenaxhim ose neglizhencë e qëllimshme

Shemsedin Dreshaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se nuk ka si t’a cilësoj ndryshe vendimin e MASHTI-t për librat përpos si një “keqmenaxhim” ose “neglizhencë e qëllimshme” nga ana e tyre.

Në një intervistë në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dreshaj ka deklaruar se ky veprim i MASHTIT nuk paraqet një potezë që i ndihmon rinisë të ketë shpresën për një të nesërme në Kosovë.

“Jetojmë në një periudhë kur një numër i kosniderueshëm i të rinjve nuk do shohin të vazhdojnë studimet, do dikun jashtë. Në një situatë të tillë, të ipet të riut shanca më tepër, të stimulohet më shumë që të ikun nga vendi vërtet nuk është potezë i mençur, as i mirë”, ka deklaruar Dreshaj gjersa ka theksuar se “Për libra e kemi ditur sa shanca i kemi në çdo vit shkollor, ne e kemi ditur sa tekste kanë mbetur e kanë pas mundësi të përdoren. Nuk ka pasur pengesa logjistike e as administrative për numrin e saktë dhe negocimin e çmimit me shtëpitë botuese, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. ËShtë e vërtetë që situatën më të mire e ne kemi pasur kur kemi punuar në podrume, tekstet thuaja 99 përqind që janë botuar në Dukagjin dhe janë shpërnda në Kosovë, bashkë me diploma e dëftesa…prapë ka ekzistu një rrugë e mirëveprimit që viti në vit të jetë vazhdimësi që të rinjve tu krijohet një perspective reale, kemi improvizuar vende të punës, kemi siguruar professor, materialin, jo vetëm për mësim po edhe për hulumtime shklencore. E tash pas 23 vitesh të ballafaqohemi me këtë problem, vërtet nuk mund ta quaj ndryshe përpos “keqmenaxhim” ose “neglizhencë e qëllimshme”.

Dreshaj vlerëson se paratë nga ana e Qeverisë duhet të gjindet gjersa thekson se vendimi mbi sigurimin e librave, nuk paraqet të parin kur flitet për keqmenaxhim.

“Tash mendoj se duhet të shpëtohet çka mund të shpëtohet. Është udhëzuar që çmimi i pakicave të jetë më i ulët se ai i shumicës. Duket se këta kanë pas deficit ose mungesë të parasë për të furnizuar nxansat dhe për këtë arsye kanë shkuar në këtë variant. Pra të prezantohet dy javë para se të shkojet në shkollë që çmimi i librave është i shtrenjtë për ministrinë e jo për familjarët që janë në skamje, unë e shoh si një jo potezë të mençur, nuk e shoh si një potezë që i ndihmon rinisë të ketë shpresën”, ka thënë Dreshaj…”Mendoj se duhet t’i gjejnë paratë. Ata nuk janë për të konstatuar probleme, por për t’i zgjidhur ato…nuk është hera e parë që bëjnë veprime të tilla. Keni parë skandale të tjera që lidhen me keqmenaxhimin. Uroj që është bërë nga neglizhenca dhe jo qëllimshëm”.

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img