Site icon PrishtinaPress

Dreshaj i AAK-së: Mungesa e anesteziologëve sëmundje e vjetër, migrimi i mjekëve plagë tjetër

Ikja e mjekëve nga Kosova është shqetësim për vendin.

Për këtë trend të largimit të profesionistëve shëndetësor ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai tha se mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e vendit.

Dreshaj thotë se shëndetësia ka edhe një plagë tjetër përveç mungesës së anesteziologëve.

“Mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e jona ka kohë që evidentohet ky problem është  një numër i pa mjaftuar i tyre. Plagë tjetër në shëndetësi është migrimi. Shëndetësia kosovare duhet ta hartojë një program për ruajtjen e stafit por ata që mendojnë që migrimi është zgjidhje ata nuk mund t’i ndalësh edhe nëse i ofron kushte”, theksoi Dreshaj.

Ai thotë se largimi i mjekëve nga Kosova mund të rrezikojë rritjen e listës së pritjes.

“Lista e pritjes mund të rrezikohet  përmes ikjes së mjekëve por ne nuk kemi problem me ikjen e mjekëve të cilët janë specialist dhe kryejnë shërbimet në QKUK, lista është më tepër çështje organizative dhe e funksionalizimit të shërbimeve të çështjeve shëndetësore”, tha deputeti Dreshaj.

Exit mobile version