Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, ka bërë thirrje qe te votohet kandidatja për deputete Ariana Musliu – Shoshi e cila garon në listën e PDK-së e cila e mban numrin 30. Ariana është vlerësuar lartë për shkollimin e saj dhe kontributin familjar për atdheun nga kandidati për deputet i AAK – PSD Gani Dreshaj, kjo ftesë është e rrallë qe bëhet nga një parti kundërshtare.
Ariana Musliu – Shoshi është duke marr mbështetje të jashtëzakonshme në gjithë Kosovën edhe pse i është futur garës për deputet si kandidate e re.
Postimi i Dreshaj në facebook:
Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe ????.
Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.
Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.
Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.
Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.
Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike ????.
G.D
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2167105280250112&id=1555763194717660