Site icon PrishtinaPress

Drenusha Latifi, banorja e fundit që u fut në Big Brother VIP Kosova

Plot 20 persona kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

“Qëllimi im është për ta fituar Big brother VIP Kosova 3”, tha Drenusha në klipin e saj prezantues.

Latifi e cila njihet për karrierën e saj të spikatur të muzikës e po ashtu në fushën e modelingut, është një personazh tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.

Ish-missi përmbylli listën e prime-it të mbrëshëm të banorëve në BBVK.

Emrat shumë të njohur iu bashkuan mbrëmë këtij reality show.

Gjithçka që ndodhi në hapjen e këtij edicioni të tretë, mund të lexoni duke klikuar këtu.

Exit mobile version