Site icon PrishtinaPress

Drenori-Lladrovcit: Kur ta përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë

Pas polemikave të fundit me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovcin, tani ka reaguar edhe kryetari i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori.

Drenori e ka quajtur analfabet dhe të imponuar kryetarin e Drenasit, ndërsa i ka thënë se me të mund të polemizojë vetëm kur Lladrovci ta kryej shkollën e mesme.

Sipas Drenorit, Lladrovci është kryetar i imponuar nga presidentin Hashim Thaçi.

Ky është reagimi i plotë i Drenorit:

Nuk ke faj Ti.

Faj ka Hashim Thaçi (ndoshta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërret” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.

E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!

Exit mobile version