1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Drenori i kundërpërgjigjet Nismës pas akuzave për tradhti

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar lidhur me akuzat e zyrtarëve të Nismës, të cilët kanë thënë se ai i ka tradhtuar në raundin e balotazhit në Drenas.

Drenori, i cili doli i treti në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, nënshkroi një marrëveshje me kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlal, shkruan Express.
Por zyrtari i Nismës, Enver Hoti ka thënë se partia e tij ndihet e tradhtuar nga Drenori, pasi sipas tij, ai nuk punoi që Xhemajlaj të fitojë.
“Më vjen keq për akuza të tilla. Unë kam bërë saktësisht çka është dashur të bëj. Ka qenë pjesë e marrëveshjes. Unë nuk është dashur të dal në fushatë”, ka thënë Drenori duke shtuar se ai më shumë i ka dhënë përkrahje Xhemajlajt përmes mediave, por nuk ka bërë fushatë me të.
“Votuesit e mi janë të tillë. Jam me fat që ata nuk më lënë të gabojnë. Unë nuk besoj që votuesit e mi me shumicë kanë votuar Ramiz Lladrovcin. Nuk besoj”, ka thënë Drenori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img