Një burrë është arrestuar dje në Drenas pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Gllogoc 15.07.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”