Edhe Komuna e Skenderajt ka menduar për këtë pjesë, teksa sonte është shtruar edhe sofra tradicionale në shesh të qytetit që, fare pranë shtatores së Adem Jasharit. Ndërsa për atmosfërë janë përkujdesur edhe disa shahira, përcjellë Indeksonline.
E rreth sofrës është edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili në llogarinë Facebook ka shkruar:
Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.
Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar.
Faleminderit që po na jepni mundësinë të festojmë me ju!